28 Shtator 2022

Objektivat E Projektit


Objektivat e Projektit

Projekti i Binjakëzimit ka për qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale të Avokatit të Popullit në Shqipëri, lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe detyrimet ndërkombëtare në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Në mënyrë specifike, Projekti synon të mbështesë Zyrën e Avokatit të Popullit në Shqipëri në përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit kombëtar dhe konkretisht të Ligjit nr.8454 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, me legjislacionin e BE-së në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke promovuar parimet e shtetit të së drejtës, të të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes nëpërmjet rritjes së efikasitetit të kontrollit të ligjshmërisë në punën e organeve të administratës publike.

Rezultatet e pritshme të Projektit janë:

  • Harmonizimi i legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të BE-së;
  • Rritja e kapaciteteve të institucionit të Avokatit të Popullit si një Institucion Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në zbatimin e mandatit të tij promovues;  
  • Rekomandime për Përmirësimin e sistemit të manaxhimit të çëshjtes së Avokatit të Popullit sipas modeleve dhe praktikave të suksesshme të shteteve anëtare të BE-së.