-
Rreth nesh
-
Avokati Popullit
-
Historiku
-
Struktura
-
Arkiva
-
Rreth nesh
Institucioni i Avokatit të Popullit është parashikuar për herë të parë në Kushtetutën Shqiptare të miratuar në Nëntor 1998, kurse ligji “Për Avokatin e Popullit” është miratuar nga Parlamenti Shqiptar në shkurt të vitit 1999. Ky ligj është hartuar duke patur parasysh dhe legjislacionin e vendeve të tjera të Evropës, të cilat e kanë krijuar më parë një Institucion të tillë. Drejtimi i Institucionit të Avokatit të Popullit është monokratik. Avokati i Popullit zgjidhet nga tre të pestat e gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje.
Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Ai ka si mision të tij parandalimin e konflikteve të mundshme midis administratës publike dhe individit. Avokati i Popullit vepron në bazë të ankesës apo kërkesës së paraqitur pranë tij. Ai vepron edhe me nismën e vet, për raste të veçanta, të bëra publike, por gjithmonë duhet të marrë më vonë pëlqimin e të interesuarit ose të dëmtuarit.
Në rastet kur Avokati i Popullit fillon proçedurën e shqyrtimit të çështjes me nismën e vet dhe kur kujdestari ose përfaqësuesi i tij ligjor nuk vepron, nuk kërkohet pëlqimi i të dëmtuarit kur është i mitur apo i paaftë mendërisht apo me aftësi të kufizuara ose për mbrojtjen e të drejtave të një numri të madh të individëve.
Në mbrojtje të interesave të një komuniteti të gjërë, të cilët mund të preken nga proçedimi administrativ, Avokati i Popullit ka të drejtë të fillojë një procedim administrativ dhe të marrë pjesë në të, në përputhje me kërkesat e Kodit të Procedurës Administrative.
Avokati i Popullit nuk vendos direkt vetë për t’ju dhënë të drejtat personit që ankohet, por bën rekomandime për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi i administratës publike që sipas tij ka shkaktuar shkeljen e saj. Në rastet kur organi përkatës nuk reagon ndaj rekomandimeve të Avokatit të Popullit, ky i fundit mund t’i drejtohet shkallë-shkallë organeve më të larta në hierarki, deri edhe Kuvendit (Parlamentit) me një raport, duke propozuar edhe masa konkrete për vënien në vend të së drejtës së shkelur.
Janë jashtë juridiksionit të Avokati i Popullit personat dhe aktet e mëposhtme:- Presidenti i Republikës
- Kryetari i Këshillit të Ministrave
- Urdhërat me karakter ushtarak të Forcave të Armatosura
- Konfliktet civile ku nuk janë palë organet e administratës publike (marrëdhëniet civile ndërmjet personave privatë ose tregtarë).
Avokati i Popullit mund të mos fillojë ose ndërpret hetimin në qoftë se e njëjta çështje është vendosur ose është në shqyrtim nga prokuroria apo gjykata. Në këto raste Avokati i Popullit ka të drejtë të kërkojë informacion pranë këtyre organeve. Ai ka të drejtë të kërkojë informacione apo dokumenta që lidhen me çështjen në shqyrtim, edhe kur ato janë të klasifikuara si sekret shtetëror.
-
Biografia personale
Znj. Erinda Ballanca ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës në vitin 1996 duke u diplomuar me Medaljen e Artë. Pas diplomimit, filloi punë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës si pedagoge e jashtme në lëndët: e Drejtë Kushtetuese dhe Teknikë Legjislative.
Në periudhën 1996-2008, ajo punoi pranë Studios Ligjore Tonucci, zyra e parë ndërkombëtare ligjore në Shqipëri, në të cilën u bë partnere në vitin 2004. Zonja Ballanca themeloi firmën e saj ligjore 'Ballanca Law Firm' në 2008, e cila më pas u bë një ndër zyrat më të njohura të avokatisë në Shqipëri.
Paralelisht me detyrat e mësipërme znj. Ballanca ka dhënë ndihmesën e saj edhe në hartimin e legjislacionit shqiptar, ku disa nga kontributet më të spikaturat kanë qenë: anëtare e Grupit Koordinues në hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 1998, eksperte ligjore në disa nga projektet për përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis communautaire në kuadrin e Programit PHARE të BE për Shqipërinë, eksperte lokale për GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) për hartimin e ligjit shqiptar për arbitrazhin ndërkombëtar sipas standardeve të UNICITRAL, etj.
Znj. Ballanca ka qenë anëtare e Dhomës së Avokatëve Tiranë që nga viti 1997, dhe ka mbajtur pozicione drejtuese si në Bordin Drejtues të Dhomës së Tiranës, ashtu edhe në Asamblenë Kombëtare të Dhomës së Avokatëve. Ajo është anëtare e Dhomës Ndërkombëtare të Avokatisë që nga viti 2000.
Në profesionin e avokates znj. Ballanca është klasifikuar nga Chambers and Partners, Legal 500 dhe IFLR 1000 si një nga avokatët më të mirë në vend në disa nga fushat e së drejtës civile, si e drejta kontraktore, ligji për bankat, pasuritë e paluajtshme, cështjet gjyqësore, ligji për kompanitë tregtare, privatizimet, etj. Si eksperte e spikatur në të drejtën financiare dhe atë të korporatave, ajo ka qenë marrë pjesë në privatizimin e kompanive shtetërore: ish Banka e Kursimeve të Shqipërisë, Albanian Mobile Communications dhe Albtelecom.
Më 22 maj 2017, znj. Erinda Ballanca u zgjodh nga Parlamenti shqiptar në postin e Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë për një mandat pesëvjeçar.
-
Historiku
Nga një vështrim retrospektiv i të gjithë veprimtarisë për ngritjen dhe zhvillimin e Institucionit të Avokatit të Popullit, rezulton se progresi i tij i shpejtë dhe suksesi në rritjen e besimit të publikut kanë bërë përshtypje pozitive, si tek faktori i brendshëm, ashtu edhe ai ndërkombëtar.
Traumat sociale që ndodhën në Shqipëri, gjatë 10 viteve të parë të tranzicionit, (1991-2000) si pasojë e ndryshimit te sistemit politik, duhet thënë, nuk mundën të menaxhoheshin me përgjegjshmëri nga institucionet tradicionale të shtetit. Policia, ushtria, gjykatat dhe struktura të tjera që përcaktojnë ekzistencën e shtetit, në vitin 1997, për një kohë të shkurtër, në një pjesë jo të vogël të territorit të shtetit ranë në kolaps të plotë. Që nga ky moment u dëshmua se edhe komuniteti nderkombetar, i pranishëm dhe me ndikim të madh në Shqipëri, që në fillimet e proceseve demokratike, pas vitit 1997 zbatoi një strategji tjetër, atë të programeve të zhvillimit për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të reja demokratike të shtetit shqiptar.
Kushtetuta e re shqiptare që u aprovua me referendum në vitin 1998 është një kontribut sa i ekspertëve vendas, aq edhe atyre ndërkombëtarë. Në këtë Kushtetutë të re u parashikua krijimi i institucionit të ri të Avokatit te Popullit. Në shkurt të vitit 1999 Parlamenti shqiptar miratoi edhe ligjin përkatës me 40 nene “Për Avokatin e Popullit”, i cili është një kombinim midis ligjit Danez dhe atij Suedez.
Avokati i Popullit në ShqipëriProcesi i parë i zgjedhjes së Avokatit të Popullit u zhvillua nga Parlamenti shqiptar më 16 shkurt 2000. Kushtetuta kërkon që Avokati i Popullit të zgjidhet me jo më pak se 3/5 të të gjithë deputetëve. Kuvendi i Shqipërisë, këtë detyrë ia besoi për herë të parë z. Ermir Dobjani, i cili u rizgjodh në shkurt 2005 edhe për një mandat të dytë, deri në 16 shkurt të vitit 2010.
Nga data 16 Shkurt 2010 deri me 4 Nentor 2010, funksionin e Avokatit të Popullit në Detyre e kreu z. Riza Poda, ndërsa nga kjo datë e deri ne daten 22 Dhjetor 2011, këtë detyrë e kreu zj. Florina Nuni.
Krahas Avokatit të Popullit, me propozim të ketij të fundit, Parlamenti shqiptar, ka zgjedhur apo rizgjedhur perkatesisht mandateve, edhe komisioneret e Avokatit të Popullit, dhe konkretisht: z. Agron Çaushi (2000-2003); z. Jorgo Dhrami (2000-2003 dhe 2004-2007); zj. Florina Nuni(2000-2003, 2007-2010 dhe 2010-2013); z. Riza Poda (2004-2007 dhe 2007-2010); z. Skender Haluca (2007-2010); zj. Anila Nepravishta(2010-2013); z. Arben Shkëmbi (2010-2013 dhe 2014-2017); zj. Etilda Gjonaj (2014-2017); z. Ermir Kapedani (2014-2017).
Në datën 22 Dhjetor 2011, Kuvendi i Shqipërisë, me 127 vota Pro të deputetëve të pranishëm, zgjodhi z. Igli Totozani në detyrën e Avokatit të Popullit.
Mandati i zotit Igli Totozani përfundoi në vitin 2017 dhe më datë 22 maj të po këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi si Avokate të Popullit me një shumicë prej 114 votash, znj. Erinda Ballanca.
-
Struktura
LIDHJA NR.2
Emërtimi i funksionit
Numri i Punonjësve
(56)
Kategoria/Klasa
Avokati i Popullit
1
Ligji nr. 8454, datë 04.02.1999, i ndryshuar
Kabineti
-Drejtor Kabineti
-Këshilltar
-Sekretar
7
1
5
1
VKM nr. 187, datë 08.03.2017, i ndryshuar
I-b
VKM nr. 187, datë 08.03.2017, i ndryshuar
- Sekretar i Përgjithshëm
1
I-a
Seksioni për organet e administratës qendrore, të pushtetit vendor dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të tyre
- Komisioner
- Ndihmëskomisioner
- Ndihmëskomisioner
7
1
4
2
Ligji nr. 8454, datë 4.2.1999, i ndryshuar
II-a
II-b
Seksioni për policinë, shërbimin sekret, burgjet, Forcat e Armatosura dhe pushtetin gjyqësor
- Komisioner
- Ndihmëskomisioner
- Ndihmëskomisioner
5
1
3
1
Ligji nr. 8454, datë 4.2.1999, i ndryshuar
II-a
II-b
Seksioni i Përgjithshëm
- Komisioner
- Ndihmëskomisioner
- Ndihmëskomisioner
5
1
3
1
Ligji nr. 8454, datë 4.2.1999, i ndryshuar
II-a
II-b
Seksioni për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve
- Komisioner
- Ndihmëskomisioner
- Ndihmëskomisioner
4
1
2
1
Ligji nr. 8454, datë 4.2.1999,
i ndryshuar
II-a
II-b
Mekanizimi për parandalimin e torturës, trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues
- Komisioner
- Ndihmëskomisioner
- Ndihmëskomisioner
5
1
2
2
Ligji nr. 8454, datë 4.2.1999, i ndryshuar
II-a
II-b
Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve
- Drejtor
Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve
- Përgjegjës Sektori
- Specialist për Burimet Njerëzore
- Specialist Protokolli
- Arkivist/Bibliotekar
- Magazinier
- Shofer i titullarit
- Shofer
- Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme
- Punëtor pastrimi
Sektori i Financës dhe Prokurimeve
-Përgjegjës Sektori
-Specialist i Financës
-Specialist i Prokurimeve
Sektori i IT dhe Pritjes së Qytetarëve
- Përgjegjës sektori
- Specialist i Shërbimeve ndaj Qytetarit
18
1
1
1
1
1
1
1
2
1
2
1
1
1
1
2
II-b
III-a
III-b
III-b
Klasa VIII
Klasa VI
Klasa VI
Klasa IV
Klasa VI
Klasa I
III-a
III-b
III-b
III-a
III-b
- Sektori për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe integrimin evropian
- Përgjegjës Sektori
- Specialist
3
1
2
III-a
III-b
-
Arkiva
Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Ai ka si mision të tij parandalimin e konflikteve të mundshme midis administratës publike dhe individit. Avokati i Popullit vepron në bazë të ankesës apo kërkesës së paraqitur pranë tij. Ai vepron edhe me nismën e vet, për raste të veçanta, të bëra publike, por gjithmonë duhet të marrë më vonë pëlqimin e të interesuarit ose të dëmtuarit.
Në rastet kur Avokati i Popullit fillon proçedurën e shqyrtimit të çështjes me nismën e vet dhe kur kujdestari ose përfaqësuesi i tij ligjor nuk vepron, nuk kërkohet pëlqimi i të dëmtuarit kur është i mitur apo i paaftë mendërisht apo me aftësi të kufizuara ose për mbrojtjen e të drejtave të një numri të madh të individëve.
Në mbrojtje të interesave të një komuniteti të gjërë, të cilët mund të preken nga proçedimi administrativ, Avokati i Popullit ka të drejtë të fillojë një procedim administrativ dhe të marrë pjesë në të, në përputhje me kërkesat e Kodit të Procedurës Administrative.
Avokati i Popullit nuk vendos direkt vetë për t’ju dhënë të drejtat personit që ankohet, por bën rekomandime për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi i administratës publike që sipas tij ka shkaktuar shkeljen e saj. Në rastet kur organi përkatës nuk reagon ndaj rekomandimeve të Avokatit të Popullit, ky i fundit mund t’i drejtohet shkallë-shkallë organeve më të larta në hierarki, deri edhe Kuvendit (Parlamentit) me një raport, duke propozuar edhe masa konkrete për vënien në vend të së drejtës së shkelur.
Janë jashtë juridiksionit të Avokati i Popullit personat dhe aktet e mëposhtme:
- Presidenti i Republikës
- Kryetari i Këshillit të Ministrave
- Urdhërat me karakter ushtarak të Forcave të Armatosura
- Konfliktet civile ku nuk janë palë organet e administratës publike (marrëdhëniet civile ndërmjet personave privatë ose tregtarë).
Nga një vështrim retrospektiv i të gjithë veprimtarisë për ngritjen dhe zhvillimin e Institucionit të Avokatit të Popullit, rezulton se progresi i tij i shpejtë dhe suksesi në rritjen e besimit të publikut kanë bërë përshtypje pozitive, si tek faktori i brendshëm, ashtu edhe ai ndërkombëtar.
Traumat sociale që ndodhën në Shqipëri, gjatë 10 viteve të parë të tranzicionit, (1991-2000) si pasojë e ndryshimit te sistemit politik, duhet thënë, nuk mundën të menaxhoheshin me përgjegjshmëri nga institucionet tradicionale të shtetit. Policia, ushtria, gjykatat dhe struktura të tjera që përcaktojnë ekzistencën e shtetit, në vitin 1997, për një kohë të shkurtër, në një pjesë jo të vogël të territorit të shtetit ranë në kolaps të plotë. Që nga ky moment u dëshmua se edhe komuniteti nderkombetar, i pranishëm dhe me ndikim të madh në Shqipëri, që në fillimet e proceseve demokratike, pas vitit 1997 zbatoi një strategji tjetër, atë të programeve të zhvillimit për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të reja demokratike të shtetit shqiptar.
Kushtetuta e re shqiptare që u aprovua me referendum në vitin 1998 është një kontribut sa i ekspertëve vendas, aq edhe atyre ndërkombëtarë. Në këtë Kushtetutë të re u parashikua krijimi i institucionit të ri të Avokatit te Popullit. Në shkurt të vitit 1999 Parlamenti shqiptar miratoi edhe ligjin përkatës me 40 nene “Për Avokatin e Popullit”, i cili është një kombinim midis ligjit Danez dhe atij Suedez.
Avokati i Popullit në Shqipëri.
Procesi i parë i zgjedhjes së Avokatit të Popullit u zhvillua nga Parlamenti shqiptar më 16 shkurt 2000. Kushtetuta kërkon që Avokati i Popullit të zgjidhet me jo më pak se 3/5 të të gjithë deputetëve. Kuvendi i Shqipërisë, këtë detyrë ia besoi për herë të parë z. Ermir Dobjani, i cili u rizgjodh në shkurt 2005 edhe për një mandat të dytë, deri në 16 shkurt të vitit 2010.
10 Vjet Avokati i Popullit në Shqipëri
Nga data 16 Shkurt 2010 deri me 4 Nentor 2010, funksionin e Avokatit të Popullit në Detyre e kreu z. Riza Poda, ndërsa nga kjo datë e deri ne daten 22 Dhjetor 2011, këtë detyrë e kreu zj. Florina Nuni.
Krahas Avokatit të Popullit, me propozim të ketij të fundit, Parlamenti shqiptar, ka zgjedhur apo rizgjedhur perkatesisht mandateve, edhe komisioneret e Avokatit të Popullit, dhe konkretisht: z. Agron Çaushi (2000-2003); z. Jorgo Dhrami (2000-2003 dhe 2004-2007); zj. Florina Nuni(2000-2003, 2007-2010 dhe 2010-2013); z. Riza Poda (2004-2007 dhe 2007-2010); z. Skender Haluca (2007-2010); zj. Anila Nepravishta(2010-2013); z. Arben Shkëmbi (2010-2013).
Në datën 22 Dhjetor 2011, Kuvendi i Shqipërisë, me 127 vota Pro të deputetëve të pranishëm, zgjodhi z. Igli Totozani në detyrën e Avokatit të Popullit.