16 Dhjetor 2019

Rekomandime Mbi Shkeljet E Të Drejtave Themelore Të Fëmijëve 2016 - 2018


Rekomandime mbi shkeljet e të drejtave themelore të fëmijëve       2016 - 2018

Rekomandojmë marrjen e masave për ndërhyrjen e menjëhershme dhe hartimin e planit të mbrojtjes për të siguruar mirëqënien e fëmijëve të shtetases SH. I., banorë në Fushë-Krujë.

Marrjen e masave për zbatimin korrekt të rekomandimit nr. K5/NJ1-10, datë 8.5.2018, të Avokatit të Popullit

Rekomandim për marrjen e masave për regjistrimin e fëmijës së shtetasit R. A., në gjendjen civile Shkodër.

Rekomandim për marrjen e masave për transferimin e znj.A. P., pranë Qendrës Shëndetësore, Këlcyrë.

Rekomandim për ndërhyrje dhe mbrojtjen e fëmijës D. Ll

Rekomandim për përfshirjen e shtetasit S. H., në skemën e Ndihmës Ekonomike.

Rekomandime për përmirësimin e punës të Njësisë së Mbrojtjes së fëmijëve, Bashkia Bulqizë.

Rekomandim për rastin e shkollës së mesme të përgjithshme “Partizani”.

Rekomandime lidhur me inspektimin e realizuar pranë Institutit të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, Tiranë.

Rekomandim për garantimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar në Qendrën e Zhvillimit “Pëllumbat”, Tiranë.

Rekomandim mbi inspektimin e ushtruar në Shtëpinë e Foshnjës 0-6 vjeç “Hana dhe Rozafa”, Tiranë

Rekomandim për format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve gjatë ekzekutimit të detyrushëm të vendimeve (kur preken fëmijët) nga institucionet dhe strukturat kryesore përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës

Rekomandim për ndërhyrje dhe mbrojtjen e nipit të shtetasit R. H.

Rekomandohet marrja e masave për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve për mirërritjen e fëmijëve në Shtëpinë e Foshnjës 0 -6 vjeç, Shkodër.

Rekomandim për përfshirjen e fëmijëve me inicialet A.R dhe E.R në programin e mbrojtjes sociale/shërbimi i kujdestarisë

Rekomandojmë marrjen e masave për rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruara për fëmijët në nevojë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, Tiranë.

Rekomandohet “Fillimi i hetimeve në ngarkim të shtetases A.K., me detyrë Drejtor në Shtëpinë e Fëmijës Parashkollor 3-6 vjec Shkodër, personi i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”

Rekomandojmë marrjen e masave për disa përmirësime në funksion të arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shkollën Speciale Luigj Gurakuqi, Tiranë.

Rekomandojmë marrjen e masave për përmirësimin e shërbimeve të ofruara për fëmijët në nevojë në Shtëpinë e Fëmijës 6-18 vjeç, Shkodër

Rekomandojmë marrjen e masave për përmirësimin e shërbimit sociale në Shtëpinë e Fëmijës 3-6 vjeç, Shkodër, me Vendimi të Këshillit të Ministrave Nr. 105 datë 15.02.2017 është “Godinën e Shtëpisë së Fëmijës 16-18 vjeç Shkodër” dhe funksioni për të cilin do të përdoret prona ndryshohet në “Shtëpi familje për fëmijët 16-18 vjeç”.

Rekomandojmë marrjen e masave për përmirësimin e trajtimit, kushteve dhe mirërritjen e fëmijëve në Shtëpinë e Foshnjes 0-6 vjeç, Durrës.

Rekomandojmë marrjen e masave për të ofruar një shërbim shëndetësor adekuat për protestuesit, nëpërmjet një autoambulance dhe stafi mjekësor, sipas nevojave.

Rekomandojmë marrjen e masave për përmirësimin e trajtimit, kushteve dhe mirërritjen e fëmijëve në Shtëpinë e Foshnjes 0-6 vjeç, Vlorë.

Rekomandim për marrjen e masave për mundësimin e vizitës së mjekut psikiatër në ambientet e familjes C.C., si dhe hartimin e Planit të Monitorimit për vajzën e mitur.

Rekomandim për marrjen e masave për regjistrimin në shkollë të fëmijëve me incialet O.N dhe M. Z.

Rekomandim për marrjen e masave pwr vaksinimin e fëmijëve të shtetases me incialet M. Gj.,

Rekomandim për ndërhyrje dhe mbrojtjen e fëmijëve të shtetases Zh. P nw interesin më të lartë

Rekomandim për pajisjen me libra falas të fëmijëve të komunitetit egjyptian të shtetases M. L., në shkollën “Azem Hajdari”, Babrru, Tiranë

Rekomandim për regjistrimin në shkollë të fëmijës E.B

Rekomandohet “Fillimi i hetimit ndaj punonjëseve të Shtëpisë së Fëmijës Parashkollor 3- 6 vjeç Shkodër, znj. H. H., me detyrë kujdestare dhe znj. L. L.,, me detyrën e edukatores në këtë institucion”, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Rekomandohet “Fillimi i hetimit në ngarkim të shtetaseve A. Ll.,, R. C., etj punonjës në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve Shkollorë 6-18 vjeç, Shkodër, persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”

Rekomandime për të garantuar të drejtën për t’u arsimuar të fëmijëve të shkollës 9-vjecare “Sulejman Rramca”, Mengel, Elbasan.

Rekomandim për marrjen e masave për vënien në dispozicion të një mësuesi ndihmës në shkollën “Mehmet Ali Vrioni”, për mbështetjen e nxënësit me inicialet E.K .

Rekomandojmë marrjen e masave për ndërhyrjen e menjëhershme dhe hartimin e planit të mbrojtjes për të siguruar mirëqënien e fëmijëve të shtetases I.D .

Rekomandime për marrjen e masave për përmirësimin e shërbimeve të ofruara për fëmijët me probleme të shëndetit mendor në Qendrën Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve.

Rekomandime përmirësimin e punës të strukturave përgjegjëse në nivel vendor për identifikimin, mbrojtjen dhe integrimin e fëmijëve në nevojë në Njësinë Administrative Kashar