21 Janar 2020

Fëmijët


Fëmijët

Ankesa e shtetasit Dritan K. regjistruar ne sistemin e trajtimit të rasteve me nr. dok.201802087. Ai ankohet se fëmija i tij me aftësi të kufizuar E.K. zhvillon vetëm 1 orë mësimi në javë me mësues ndihmës, si rrjedhojë e mungesës së tyre. Nga informacioni Ii kërkuar, Drejtoria Arsimore Rajonale Berat, shprehet se nxënësi me inicialet E.K është vlerësuar nga Komisioni Multidisiplinar pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale, Berat, ku në Planin Edukativ të Individualizuar të objektivave specifikë të nivelit të zhvillimit të fëmijës është vendosur mbështetja me mësues ndihmës dy orë në ditë. Pra kemi shkelejen e të drejtave të fëmijëve, pasi nuk zbatohet me korrektësi Planin Edukativ të Individualizuar.

Nga vlerësimi i informacionit, institucioni i Avokatit të Popullit dërgoi rekomandimin pranë këtij institucioni, për vënien në dispozicion të një mësuesi ndihmës në shkollën “Mehmet Ali Vrioni”, për të mbështetur nxënësin me inicialet E.K me mësues ndihmës.

Institucioni i Avokatit të Popullit i dërgon ankuesit përgjigje përfundimtare ku e njofton edhe me vënien në zbatim të rekomandimit ku sipas informacionit të dërguar edhe nga drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” Berat, nxënësi me inicialet E.K mbulohet me shërbim mbështetës 3 orë në ditë në përputhje me vlerësimin që komisioni i shkollës për fëmijët me aftësi të kufizuara ka përgatitur për këtë fëmijë. (Rasti mbyllet me A4-1)