5 Shkurt 2025

Rekomandime Per Vitin 2025


Rekomandime per vitin 2025

Rekomandim për marrjen e masave për respektimin e të drejtës për informim të palëve në proces si dhe vënien në dispozicion të Institucionit të Avokatit të Popullit të informacionit lidhur me veprimet hetimore të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për procedimin penal nr.3283/2023

Rekomandim për fillimin e procedurave të verifikimit të konstatimeve të bëra nga Institucioni i Avokatit të Popullit, në lidhje me ankesat e të dënuarve me burgim dhe jo vetëm, të ciët duhet të përfitonin në zbatim të Ligjit 33/2024 “Për dhënie amnistie”, si dhe mundësia për të aplikuar një procedurë të unifikuar nga organet e prokurorisë në nivel kombëtar

Marrjen e masave për respektimin e afatit të arsyeshëm në kuadër të procedimit penal

Rekomandohet marrja e masave për të garantuar përfaqësimin e akuzës në procesin gjyqësor me objekt: “Shqyrtimin e kërkesës për rivendosje në afat të ankimit dhe pezullim të ekzekutimit të vendimit penal nr. 17, datë 16.01.2025.” nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Rekomandim i përgjithshëm për marrjen e masave të cilat garantojnë zhvillimin e hetimeve objektive, të gjithanshme dhe të shpejta, në respektim të procesit të rregullt ligjor, nisur nga shqyrtimi i rastit të procedimit penal nr.1407/2012, regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë

Rekomandim për rivendosjen në vend të të drejtës së shtetasit R.F në lidhje me zbatimin e ligjit nr.33/2024 “Për dhënie amnistie”

Rekomandim për ekzekutimin e vendimit nr.*** (**-****-****), datë 23.11.2023, të Gjykatës Administrative të Apelit, ku vendoset se shtetasi A.B duhet të vazhdojë masën mjekësore “mjekim i detyruar spitalor”, duke urdhëruar kurimin e tij në një institucion mjekësor psikiatrik