5 Shkurt 2020

Rekomandime Për Shkelje Nga Strukturat E Policisë Së Shtetit 2014


Rekomandime për shkelje nga strukturat e  Policisë së Shtetit  2014

Rekomandohet “Përmirësimi i punës për rritjen e përgjegjësive nga punonjësit e Policisë së Shtetit me qëllim sjelljen korrekte dhe profesionale ndaj protestuesve studentë apo qytetarëve të organizuar në protesta paqësore”

Rekomandohet zbatimi i parimit ligjor të proporcionalitetit kur përdoret gazi lotsjellës nga punonjësit e policisë (rasti i banorëve të “Bregut të Lumit)

Rekomandohet zbatimi i parimit ligjor të proporcionalitetit kur përdoret gazi lotsjellës nga punonjësit e policisë (rasti i banorëve të “Astirit”)

Rekomandohet “Vënia në dispozicion menjëherë e akteve të procedimit penal nr.1323 të vitit 2011, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datën 10.07.2012, ka marrë vendim për pezullimin e hetimeve, qytetarit V. Q., nga Tirana

Rekomandohet “Përmirësimi i pikes 3, të nenit 121, të Ligjit nr.9749, datë 4.6.2007 “Për Policinë e Shtetit”, për veprimtarinë e punonjësve të Policisë të Strukturave Speciale Operacionale”.

Rekomandohet “ Marrja e masave me qëllim zbatimin korrekt të dispozitave proceduriale, për rastet kur qytetarët kryejnë veprime që vijnë në kundërshtim me vendimin e gjykateve me objekt “Lëshim Urdhër Mbrojtje” dhe dhunë në marrëdhëniet familjare.

Kërkesë për fillimin e procedurës administrative dhe marrjen e masës disiplinore ndaj Drejtorit të IEVP Durrës Z. Astrit Kotaj

Rekomandim për fillimin e procedurës administrative dhe marrjen e masës disiplinore ndaj Shefit të Komisariatit të Policisë Shijak

Rekomandime për inspektimin e bërë në Organin Administrativ Shtetëror të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë

Rekomandime për inspektimin e bërë në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës.

Rekomandimin për sigurimin e fondeve të nevojshme për rritjen e buxhetit të Policisë së Shtetit me qëllim pagimin e punonjësve të saj për orët e punës shtesë, shërbimet suplimentare dhe shpërblimet për punë të mirë.

Rekomandime për inspektimin e bërë në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë

Rekomandim për shpalljen e pavlefshmërisë absolute të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Nr. 49, datë 10.01.2014 “Për shlyerjen e detyrimeve të papaguara në Pikat e Kalimit Kufitar nga shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë jashtë vendit me automjete”

Rekomandim për referimin në organin e prokurorisë të veprës penale “Dhuna në familje” kryer ndaj shtetases R.I..

Rekomandim për ndryshimin dhe përmirësimin e dispozitave të Kodit Rugor të Republikës së Shqipërisë

Rekomandim për kthimin dhe dorëzimin e mjetit motorçikletë, marka “YAMAHA”, me targë AE070, me nr. shasie JYARN126000001245 shtetasit K.I.