2 Janar 2023

Rekomandime Për Shkelje Nga Strukturat E Policisë Së Shtetit 2022


Rekomandime për shkelje nga strukturat e Policisë së Shtetit 2022

Rekomandohet hartimi dhe miratimi i rregullave lidhur me rastet kur punonjësit e policisë së shtetit do të kryejnë detyra në publik pa uniformë

Rekomandohet marrja e masave për respektimin e lirisë së tubimit dhe të rregullave të shoqërimit të shtetasve (rasti i aktivistes së shoqërisë civile Gj.B)

Informacion dhe kopje të dokumenteve lidhur me shtetasin A.A

Rekomandim për marrjen e masave të menjëhershme për respektimin e të drejtave themelore kushtetuese të shtetasit G.Sh., mosmbajtjen e tij të prangosur në kushte spitalore, nxjerrjen e përgjegjësive konkrete ndaj punonjësve të policisë që kanë kryer shkelje ligjore dhe fillimin e ecurisë disiplinore ndaj tyre.

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme për respektimin e të drejtave ligjore të shtetasve të huaj të parregullt në Republikën e Shqipërisë.

Rekomandim për respektimin e të drejtave ligjore të shtetasve të huaj të parregullt në Republikën e Shqipërisë

Rekomandim për zbatimin e detyrimeve ligjore lidhur me shtetasit e shoqëruar dhe për marrjen e kallëzimeve/ankimeve të tyre.

Rekomandim për analizimin e rastit të mos përpilimit dhe dhënies së procesverbaleve “Mbi veprimet e kryera me personin e shoqëruar” nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Tepelenë

Rekomandim lidhur me fillimin e procedimeve penale për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal me autorë të dyshuar taksistët, nëpërmjet vënies në dispozicion ose përdorimit të mjeteve të transportit.

Rekomandim për zbatimin e detyrimeve ligjore lidhur me shënimin e kohës/orës në procesverbalin e arrestimit në flagrancë të shtetasve të shoqëruar si të dyshuar për kryerjen e një vepre penale.

Rekomandim për marrjen e masave të menjëhershme nga strukturat e Policisë së Shtetit për të garantuar të drejtën e ushtrimit të profesionit dhe raportimit të ngjarjeve nga punonjësit e medias të pranishëm në tubime apo aktivitete të tjera të kësaj natyre.

Rekomandim për analizimin e shkeljeve ligjore të kryera ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit E.B., nga punonjësit e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nxjerrjen e përgjegjësive përkatëse dhe marrjen e masave të nevojshme për mos përsëritjen e tyre në të ardhmen.