24 Shkurt 2021

Rekomandime Për Shkelje Nga Strukturat E Policisë Së Shtetit 2020


Rekomandime për shkelje nga strukturat e  Policisë së Shtetit 2020

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme për pajisjen e shtetasit A. H. me certifikatën e punonjësit të shërbimit.

Rekomandim për trajtimin me pension familjar të shtetases E. M. në bazë të Dekretit nr. 758, datë 01.02.1994 "Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut" dhe jo në bazë të ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009

Rekomandim për zbatimin me korrektësi të rasteve dhe kritereve ligjore të shoqërimit të shtetasve në ambientet e organeve të Policisë së Shtetit dhe trajtimin e tyre me dinjitet në përputhje me aktet normative në fuqi

Rekomandim për zbatimin me korrektësi të rasteve dhe kritereve ligjore të shoqërimit të shtetasve në ambientet e organeve të Policisë së Shtetit në përputhje me aktet normative në fuqi

Rekomandim për respektimin e rregullave dhe të të drejtave të shtetasve gjatë shoqërimit të tyre në ambientet e organeve të Policisë së Shtetit apo në institucione të tjera në përputhje me aktet normative në fuqi

Kërkesë për fillimin e procedurës administrative dhe marrjen e masës disiplinore ndaj Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër

Rekomandohet respektimi i legjislacionit që ka të bëjë me procedurat për shoqërimin ose paraqitjen e shtetasve në ambientet e Policisë së Shtetit, si dhe plotësimi me saktësi i regjistrave dhe procesverbaleve që mbahen në këto raste

Rekomandim për pajisjen e shtetasit A. H. me certifikatën e punonjësit të shërbimit.

Rekomandim për fillimin e ecurisë disiplinore ndaj oficerit të policisë gjyqësore Artur Liçollari, efektiv i Komisariatit të Policisë Mallakastër

Rekomandime mbi veprimet/mosveprimet e kundërligjshme të strukturave të Policisë së Shtetit gjatë dhe pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Rekomandim për cregjistrimin e tre armëve “pistoleta” të regjistruara në sistemin “SIMA” në emër të shtetasit ***.

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme për respektimin e lirisë kushtetuese të tubimit edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Rekomandim për zbatimin me korrektësi të kritereve ligjore lidhur me shoqërimin e shtetasve në ambientet e Policisë së Shtetit, si dhe për respektimin e të drejtave të personave të shoqëruar.

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e vendimit nr. 5356, date 14.02.2017, të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme për respektimin e të drejtës ligjore të punonjësve të Policisë së Burgjeve lidhur me kompensimin e kohës së punës të bërë gjatë ditëve të pushimeve javore dhe të festive zyrtare.

Rekomandim për pajisjen e shtetasit *** me certifikatën e punonjësit të shërbimit në Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike.

Rekomandohet marrja e masave të nevojshme për zbatimin e vendimit nr. 5356, date 14.02.2017, të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Rekomandim për fillimin e hetimeve ndaj punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Durrës për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, parashikuar nga nenet 250 dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar.

Rekomandohet marrja e masave për respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë në përputhje me konventat dhe legjislacionin e brendshëm

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Policisë Bashkiake për njoftimin paraprak të qytetarëve në rastet e prishjes së objekteve të ndryshme nga IMT dhe IKMT, të organizimit të tubimeve, bllokimit të rrugëve për arsye të rikostruksionit të tyre apo aktiviteteve social-kulturore, etj

Rekomandim për marrjen e disa masave për të siguruar aksesin në informacion si dhe shërbim të shtetasve sa i përket kufizimit/ndalimit të së drejtës për lëvizje, gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.