21 Shkurt 2024

Rekomandime Drejtuar Sistemit Të Burgjeve Dhe Paraburgimit 2023


Rekomandime Drejtuar Sistemit Të Burgjeve Dhe Paraburgimit 2023

Rekomandim për propozimin e ndryshimit/përmirësimit të VKM Nr. 920, datë datë 23.11.2020 “Për trajtimin me pagë e shtesë mbi pagë dhe për procedurën e kompensimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të Policisë së Burgjeve

Rekomandim për ekzekutimin e vendimit nr. 651 (62-2023-2194), datë 05.06.2023, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku vendoset se shtetasi I. B. duhet të vazhdojë masën mjekësore “mjekim i detyruar spitalor”, duke urdhëruar kurimin e tij në një institucion mjekësor të specializuar, jashtë sistemit të IEVP-ve.

Rekomandim për mbajtjen e procesverbalit të marrjes në dorëzim dhe të dorëzimit të sendeve personale të të burgosurit në rastet e transferimit të tij nga një IEVP në tjetrën.

Rekomandim për përcaktimin e kohëzgjatjes së trajtimit me medikamente, të të burgosurit në kartelën klinike.

Rekomandim për nisjen e procedurës për dhënien e shpërblimit stafit mbështetës dhe shëndetësor të IEVP-ve, në zbatim të VKM Nr.207, datë 10.03.2020 “Për dhënie shpërblimi për personelin, mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë”.

Rekomandim për sigurimin e shumëllojshmërisë ushqimore për të burgosurit sipas kërkesave ligjore dhe normës ushqimore të miratuar për këtë kategori në Udhëzimin e përbashkët Nr.1, datë 22.02.2022 “Për miratimin e normës ushqimore ditore për të burgosurit”.