2 Mars 2020

Rekomandime Drejtuar Sistemit Të Burgjeve Dhe Paraburgimit 2015


Rekomandime drejtuar sistemit të  burgjeve dhe paraburgimit 2015

Rekomandohet marrja e masave për ofrimin e shërbimit me kujdestarë në IEVP Krujë nga ora 22:00 deri në orën 07:30

Rekomandojmë që nga ana juaj të merren masa për ekzekutimin e vendimit gjyqësor datë 10.03.2015 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Krujë, për të dënuarin F. Z., i dënuar në I.E.V.P. Krujë.

Kërkesë për fillimin e procedurës administrative dhe marrjen e masës disiplinore ndaj Drejtorit të IEVP Lezhë z. Kanto Ndoi

Rekomandohet revokimi i pikës pesë të letër porosisë nr.8701 Prot., datë 03.09.2014 të DPBurgjeve

Rekomandohet transferimi i të dënuarit Xh. K. në një IEVP më afër vendbanimit të familjes

Rekomandohet vendosja e kamerave në IEVP Korçë që të monitorojnë rrugën ndërmjet godinës B dhe godinës së kultit

Rekomandohet vendosja e kamerave në koridorin e bokseve të ajrimit në IEVP 302 si dhe korigjimi i sistemit të regjistrimit të pamjeve në kamerat ekzistuese

Rekomandohet “Marrja e masave të menjëhershme për trajtimin e vazhdueshëm mjekësor dhe akomodimin në kushte normale të të dënuarit Sh. Z., person i cili paraqitet me probleme të shëndetit mendor”.

Rekomandohet “Marrja e masave të menjëhershme për trajtimin mjekësor të të paraburgosurit M. Gj., nga Shkodra”

Rekomandohet “Marrja e masave të menjëhershme për trajtimin mjekësor dhe vizitën në Spitalin Rajonal Krujë, të të dënuarit A. D.”.Rekomandohet “Marrja e masave me qëllim përmirësimin e punës për zbatimin rigoroz të dispozitave ligjore, në lidhje me trajtimin e të dënuarve me burgim dhe rasteve kur ata paraqiten me çrregullime mendore”. Analiza për rastin e të dënuarit A. L., me sëmundjen e epilepsisë, dhe marrja e masave ndaj personave përgjegjës.

Kërkohet marrja e masave ndaj punonjësve të IEVP Lezhë për ngjarjen e dt.15.07.2015

Rekomandim për ndryshimin dhe përmirësimin e dispozitave të Rregullores “Për rregullat e hollësishme të sjelljes së punonjësve të Policisë së Burgjeve”, miratuar me Urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 5251/2, datë 30.07.2010.

Rekomandim për emërimin në detyrë të punonjësit të Policisë së Burgjeve A.H.

Rekomandojmë marrjen e masave për marrjen në dorëzim të dënuarit M. M. Rr. I paraburgosur në dhomat e sigurisë dhe i arrestuar në bazë të vendimit gjyqësor të formës së prerë.