15 Nëntor 2024

Rekomandime Këshillit Të Lartë Gjyqësor


Rekomandime Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

Rekomandim për fillimin e procedurave të verifikimit të konstatimeve të bëra nga institucioni i Avokatit të Popullit, në lidhje me ankesën e shtetasit të huaj U. C., për të vlerësuar nëse ka fakte të mjaftueshme për fillimin e hetimit disiplinor për gjyqtaren M. S. pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Rekomandohet marrja e masave për arsyetimin e vendimeve gjyqësore penale brenda afateve të arsyeshme (afatit ligjor)

Rekomandim për marrjen e masave ligjore me qëllim respektimin e (afatit të arsyeshëm të gjykimit) garancive të procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore nr.14801 (31114-04174-86-2019) Akti, datë 25.11.2019 me paditës H.H dhe të paditur Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) Drejtoria Lushnje.

Rekomandim për marrjen e masave me qëllim zgjidhjen e problematikës së ankuesit L.K lidhur me mosarsyetimin e vendimit gjyqësor

Rekomandim për marrjen e masave ligjore për shpejtimin e gjykimit të çështjeve që kanë objekt njohjen e viteve të punës, njohjen e vërtetësisë apo pavërtetësisë së dokumentit për përfitimin e pensionit të pleqërisë, duke iu garantuar shtetasve këtë të drejtë, në kuadër të procesit të rregullt ligjor

Rekomandim për zbatimin me korrektesë të dispozitave ligjore lidhur me njoftimin e vendimit të gjykatës, të burgosurit në vendin e burgimit, si dhe shënimin në dispozitivin e vendimit të afatit të ankimit, gjykatës ku duhet të paraqitet ankimi dhe përllogaritjes së afatit.

Rekomandohet marrja e masave për respektimin e afateve procedurale për arsyetimin dhe dorëzimin e vendimeve gjyqësore.

Rekomandim për marrjen e masave për respektimin e garancive të procesit të rregullt ligjor

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e akteve normative dhe atyre individuale për kufizimin e përhapjes së virusit COVID-19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative në gjykatat në shkallë vendi, me qëllim garantimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së pandemisë.