8 Prill 2022
Avokati I Popullit I Bashkohet Tubimit Solidarizues Me Ukrainën
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe anëtarë të stafit të Institucionit iu bashkuan sot një aktiviteti solidarizues me popullin e Ukrainës dhe kundër agresionit pushtues mbi të.
Tubimi ishte thirrur nga organizata rinore vendase dhe u organizua nga Bashkia e kryeqytetit.
Avokati i Popullit të Shqipërisë rreshtohet me vlerat e paqes dhe dinjitetit njerëzor kundër luftës dhe diktatit imponues të më të fortit mbi të dobëtit.