Avokati I Popullit: Asnjë Qytetar I Diskriminuar Nuk Mund Të Lihet Vetëm Nga Institucionet
Avokati i Popullit po ngre kapacitetet e institucionit për të trajtuar ankesat dhe për të monitoruar institucionet publike sipas standardeve më të larta evropiane në mbrojtjen e qytetarëve nga racizmi dhe diskriminimi.
Përfaqësues të institucionit, së bashku me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përfunduan një program të specializuar mbi luftën kundër racizmit dhe diskriminimit. Përmes tij, ekipi i Avokatit të Popullit thellon zbatimin praktik të parimeve të barazisë në punën e përditshme me qytetarët.
Ky angazhim u përgjigjet edhe gjetjeve të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), të cilat kanë theksuar nevojën për kapacitete më të forta institucionale në Shqipëri. Programi u zhvillua me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.
Avokati i Popullit mbetet i angazhuar që çdo qytetar i diskriminuar të gjejë një institucion që e dëgjon dhe vepron.