17 Korrik 2026

Ankesat E Konsumatorëve Për Sektorin Privat Nuk Do Të Mbeten Pa Zgjidhje: Avokati I Popullit Dhe Organizata “Alert” Nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi


Ankesat e konsumatorëve për sektorin privat nuk do të mbeten pa zgjidhje: Avokati i Popullit dhe organizata “Alert” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Qytetarët që ankohen për shkelje të të drejtave të tyre si konsumatorë nga subjektet private nuk do të mbeten pa zgjidhje. Çdo ankesë për sektorin privat e depozituar pranë Avokatit të Popullit do t’i kalojë për asistencë linjës së gjelbër të organizatës “Alert”, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga Avokati i Popullit, Endrit Shabani, dhe Drejtori Ekzekutiv i “Alert”, Granit Sokolaj.

Marrëveshja funksionon në të dyja drejtimet. Edhe denoncimet e mbledhura nga linja pa pagesë e “Alert” që përfshijnë shkelje nga administrata publike do të referohen Avokatit të Popullit për ndjekje të mëtejshme, gjithmonë me pëlqimin e qytetarit.

Mandati kushtetues i Avokatit të Popullit mbulon veprimet dhe mosveprimet e administratës publike. Por qytetarët përballen çdo ditë me probleme edhe në sektorin privat, veçanërisht si konsumatorë. Ky partneritet garanton që asnjë ankesë të mos mbetet pa përgjigje dhe çdo qytetar të orientohet drejt strukturës kompetente.

Bashkëpunimi me shoqërinë civile mbetet shtyllë e punës sonë për të garantuar që zëri i çdo qytetari të dëgjohet.