9 Korrik 2026

Ambasadori Bergner Viziton Avokatin E Popullit: Puna Juaj Promovon Vlerat Evropiane


Ambasadori Bergner viziton Avokatin e Popullit: Puna juaj promovon vlerat evropiane

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, vizitoi sot Avokatin e Popullit. Ai përgëzoi z. Shabani për detyrën e re dhe punën që institucioni bën në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke e cilësuar atë si kontribut në promovimin e vlerave evropiane.

“Mbështetja e partnerëve tanë na ndihmon në misionin tonë për të mbrojtur të drejtat e çdo qytetari, veçanërisht të atyre që nuk kanë zë në vendimmarrje. Rruga e vetme drejt Evropës është ndërtimi i një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse,”-u shpreh Shabani.

Në qendër të bisedës ishin të drejtat e njeriut, duke përfshirë sfidat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe ndërtimi i një shoqërie ku askush nuk mbetet pas, përfshirë komunitetet e margjinalizuara.

Të dyja palët u dakordësuan të thellojnë bashkëpunimin në këtë drejtim.