6 Maj 2026

Avokati I Popullit Pret Aktivistin Italian Maximiliano Ulivieri, Në Fokus Të Drejtat E Personave Me Aftësi Të Kufizuara


Avokati i Popullit pret aktivistin italian Maximiliano Ulivieri, në fokus të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Avokati i Popullit pati kënaqësinë të priste në një takim zyrtar z. Maximiliano Ulivieri, një aktivist global dhe një nga zërat më autoritativë në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Z. Ulivier shoqërohej nga aktivistja, Suela Lala nga fondacioni “Së Bashku” dhe Elsona Agolli nga UNFPA.

Në qendër të këtij takimi ishte adresimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Avokati i Popullit e përgëzoi z. Ulivieri për punën e tij të guximshme dhe thelbësore në këtë drejtim.

Gjatë bashkëbisedimit, z. Shabani rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Avokatit të Popullit për të garantuar që çdo qytetar të jetojë me dinjitet të plotë dhe të gëzojë të drejta të barabarta.

Ky takim shërben si një nxitje e mëtejshme për vizionin e një shoqëria të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.