Avokati I Popullit Dhe Undp Angazhohen Për Thellimin E Bashkëpunimit Institucional
Avokati i Popullit, Z. Endrit Shabani, u takua me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri, Znj. Randi Davis. Takimi u fokusua në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkërendimin e forcave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rritjen e transparencës institucionale.
Gjatë bashkëbisedimit, të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin për të kaluar në një fazë të re bashkëpunimi teknik, për të lehtësuar iniciativat në terren dhe për të matur performancën e administratës publike në raport me të drejtat e njeriut.
U ra dakord për veprime të përbashkëta në tema kritike si digjitalizimi, barazia gjinore, aksesi në drejtësi dhe migracioni.
Z. Shabani vlerësoi rolin e UNDP-së si një partner kyç në modernizimin e proceseve monitoruese, ndërsa Znj. Davis theksoi rëndësinë e institucionit të Avokatit të Popullit në garantimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.