30 Qershor 2026

Avokati I Popullit Viziton Në Qsut Punonjësit E Policisë Të Lënduar


Avokati i Popullit viziton në QSUT punonjësit e Policisë të lënduar

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, vizitoi mbrëmjen e sotme në spital punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët u lënduan gjatë protestës përpara Parlamentit.

Z. Shabani theksoi se integriteti fizik i punonjësve të rendit në krye të detyrës është i pacenueshëm. Dhuna është e papranueshme, dhe kushdo që e ushtron apo e inkurajon atë duhet të përgjigjet para ligjit.

Avokati i Popullit dënon çdo akt dhune gjatë zhvillimeve të sotme, nga cilido që vjen, qoftë ndaj qytetarëve apo ndaj punonjësve të policisë.

Në përmbushje të mandatit kushtetues, Avokati i Popullit rikujton se e drejta për tubim është shtyllë e demokracisë dhe duhet të ushtrohet paqësisht. Çdo akt dhune dëmton vetë protestën qytetare dhe cenon të drejtën e atyre që duan të protestojnë paqësisht.