23 Prill 2026

Avokati I Popullit Priti Në Zyrë Ambasadorin E Mbretërisë Së Holandës


Avokati i Popullit priti në zyrë Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës

Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, priti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Sh.T.Z. Reinout Vos, për të konfirmuar bashkëpunimin e ndërsjelltë.

Gjatë takimit, z. Shabani prezantoi vizionin e tij për një institucion efikas dhe llogaridhënës. Ai theksoi rritjen e shpejtësisë në trajtimin e ankesave dhe garantimin e rolit proaktiv të Avokatit të Popullit. Qëllimi kryesor është ushtrimi i një presioni të fortë ligjor dhe institucional mbi çdo subjekt që shkel apo injoron të drejtat e qytetarëve.

Ambasadori Vos vlerësoi energjinë e re në drejtimin e institucionit, duke e cilësuar Avokatin e Popullit si një partner thelbësor për mbrojtjen e vlerave demokratike. Ai uroi z. Shabani për detyrën dhe konfirmoi mbështetjen e qeverisë holandeze për projektet e përbashkëta.

Në kuadër të kësaj gatishmërie, u diskutua mbi diskutuan mundësitë e bashkëpunimit përmes instrumenteve që ofron qeveria holandeze në lidhje me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.