28 Prill 2026
Avokati I Popullit Takohet Me Kryetaren E Ama-S: Forcojmë Bashkëpunimin Institucional
Sot, Avokati i Popullit, Endrit Shabani u takua me Kryetaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi.
Në fokus të diskutimit ishte intensifikimi i bashkëpunimit institucional, veçanërisht në përpjekjet kundër gjuhës së urrejtjes.
Duke parë ndikimin e drejtpërdrejtë që ky fenomen ka në shoqërinë shqiptare dhe zhvillimin demokratik, ramë dakord për organizimin e tryezave të përbashkëta ndërgjegjësuese në të ardhmen e afërt, rritjen e dialogut me shoqërinë civile dhe median për një mjedis publik më etik dhe gjithëpërfshirës.
Mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe luftimi i diskriminimit mbeten prioritete të përbashkëta të institucioneve tona.