“Fëmijët Në Rrugë Tregojnë Dështimin E Institucioneve”, Avokati I Popullit Takon Drejtuesin E U.N.I.C.E.F
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti Përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin. Në takim u diskutua mbi prioritetet e bashkëpunimit mes dy institucioneve, për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.
Z. Shabani e cilësoi shfrytëzimin e fëmijëve në rrugë si dështim të institucioneve dhe theksoi se duhet kërkuar llogari për çdo zyrtar që lejon shfrytëzimin e tyre.
Ai adresoi gjithashtu nevojën për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e epokës dixhitale, siç janë bullizmi online përmes rrjeteve sociale.
Z. Sahin, shprehu vlerësim për punën e Avokatit të Popullit dhe ofroi mbështetje përmes programeve të reja në kuadër të integrimit evropian.
Shabani mirëpriti zgjatjen e programit mbështetjes për Shqipërinë nga UNICEF dhe bashkë me z. Sahin u dakordësuan të një plan veprimi të përbashkët në mbrojtje të interesit më të lartë të fëmijëve