23 Shtator 2019

Seminar Në Londër


Seminar në Londër

Me ftesë të Ombudsmanit Parlamentar dhe Shërbimit Shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe të OmbudsmanIt e Komisionerit për Informim për Irlandën dhe Presidentit të Institutit Ndërkombëtar të Ombudsmaneve (IOI), një delegacion i Institucionit të Avokatit të Popullit të Shqipërisë i përbërë nga Ermonela Xhafa, Komisionere e Avokatit të Popullit dhe Fatbardh Zenelaj, Sekretar i Përgjithshëm i Institucionit të Avokatit të Popullit, mori pjesē në Seminarin e Peer Review, që u zhvillua në Londër, në datën 23 shtator 2019.

Në këtë seminar morën pjesë dhe përfaqësues të lartë dhe të Institucioneve të Ombudsmanëve, anëtarë të IOI.

Peer Review ka për qëllim që të jetë si një pasqyrë e punës së institucionit, bazuar në njohuritë dhe përvojën. Prandaj Peer Review mund të jetë një mjet i vlefshëm për të përmirësuar performancën e institucionit dhe për të demonstruar dhe bërë transparente dhe demostruar vlerat në para, të përdorura nga instritucioni.

Në përfundim të këtij Seminari u prezantua një model i dokumentit Peer Review, lidhur me praktikën më të mirë të IOI-së për vlerësimin e Institucioneve.