18 Shkurt 2020

Konferenca "Zbatimi I Sistemit Të Monitorimi Në Operacionet E Kthimit Të Detyruar"


KONFERENCA "ZBATIMI I SISTEMIT TË MONITORIMI NË OPERACIONET E KTHIMIT TË DETYRUAR"

Në dt 18 shkurt 2020 u zhvillua në Romë, Itali, konferenca "Zbatimi i sistemit të monitorimit të operacionet e kthimit të detyruar" - në mbyllje të një projektit të financuar nga Fondi i Azilit, Migracionit dhe Integrimit (AMIF) 2074/2020.

Me ftesë të Garantit Kombëtar të personave të privuar nga liria të Italisë, Komisionerja e MKPT-së Ermonela Xhafa, prezantoi nē këtë konferencë përvojën e përfaqësuesve të Institucionit të Avokatit të Popullit në operacionet e rikthimit, si dhe ngriti shqetësimin lidhur me impaktin post kthim. Për vitet 2018-2019 MKPT, si pjesë e grupit monitorues ka marrë pjesë në 56 operacione riatdhesimit, si dhe ka qënë një herë pjesëmarrës në CRO (collection return operation) me Gjeorgjine (5 shtator 2018), në bashkëpunim me aktorë të tjerë, duke ushtuar në këtë mënyrë rolin e vet ligjor, e njëkohësisht duke përmbushur Direktivën 2008/115/EC të Parlamentit Evropian për standardet e përbashkëta midis vendeve të BE-së dhe vendeve të treta, në monitorimin e pavarur nga ana e MKPT-ve të operacioneve të kthimit të shtetasve nga BE në vendet e origjinës. Standardet e veprimtarisë së punës së MKPT-së në këtë proçes bazohen në parimet ligjore të cilat rrjedhin nga instrumentet ndërkombëtare (të drejtat e njeriut).

Gjatë prezantimit të saj, komisionerja e MKPT Xhafa evidentoi gjithashtu se organet shtetërore ofrojnë shumë pak mundësi për riintegrimin e tyre. Problemi më urgjent që hasin mbas kthimit është mungesa e të ardhurave për shkak të papunësisë. Pavarësisht se ka disa lloj strategjish dhe planesh veprimit për ri/integrimin socio-ekonomik të shtetasve shqiptarë të rikthyer, bëhet shumë pak. Përballja me shërbimet publike për ri-integrim, duhet qe te bëhet më shumë nga njësitë vendore, nga zyrat e punës, qendrat shëndetësore që duhet të vendosin kontakt me të rikthyerit. Sfida e tjetër është ri-integrimi i fëmijëve pasi familjet e rikthyera hasin probleme të mëdha, sidomos për ri-integrimin e fëmijëve të tyre. Pengesat këtu varionin nga mosnjohja mirë e gjuhës shqipe (për fëmijët që kanë qenë për një kohë të gjatë jashtë), tek njohja e arsimit që kishin bërë gjatë kohës, që kanë qenë të regjistruar në Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë etj. Fëmijët, që kanë qëndruan më gjatë në këto vende e kanë më të vështirë të përshtaten kur kthehen. Mungesa e njehsimit të sistemeve arsimore, mungesa e vërtetimeve/ çertifikatave, për fëmijët janë problematika të mëdha.

Rikthimi i emigrantëve është një sfidë për shoqërinë shqiptare, pasi duhen gjetur instrumentat mbështetese për t’i krijuar kushte optimale për t’i riintegruar ata, duke patur parasysh dhe pjesën më vunerabël të emigrantëve të kthyer dhe ofrimin e aksesit të tyre në shërbimet publike apo skemat e mbrojtes sociale.

Gjatë konferencës u prezantuan "Udhëzimet për kthimin e detyruar", një vëllim në të cilin përmblidhen një seri standardesh që duhen përmbushur gjatë operacioneve të kthimit të detyruar, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe në monitorimin konkret të kryer nga monitoruesit kombëtar, dhe konkretisht nga institucioni i Garantit Kombëtar.

Konferenca u përshëndet dhe nga Presidenti i Komitetit Evropian për parandalimin e trajtimeve çnjerëzore dhe degraduese, Mykola Gnatowskyy, si dhe personalitete të tjerë italianë dhe ndërkombëtarë.