12 Qershor 2019

Konferenca “National Preventive Mechanism Policy On Reprisals” - Shkup, Maqedoni


Konferenca “National Preventive Mechanism Policy on Reprisals” - Shkup, Maqedoni

Keqtrajtimi në vendet e paraburgimit dhe privimi nga liria është ende një problem i përhapur në rajon, i cili duhet të trajtohet për të siguruar të drejtat e të gjithë qytetarëve, në veçanti ata persona që janë të privuar nga liria. Avokati i Popullit i Maqedonisë Veriore, nē rolin e drejtuesit të radhës të Rrjetit të Evropës Juglindore të NPM-ve, në dt 11-12 qershor 2019, organizoi në Shkup konferencën “National Preventive Mechanism Policy on Reprisals” ku pjesëmarrësit nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Serbia kishin një mundësi për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat e mira në lidhje me parandalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor. Përfaqësuesit e MKPT-së shqiptare prezantuan gjetjet e tyre gjatë proceseve të monitorimeve të kryera në vendet e privimit të lirisë.
Konferenca u mbështet nga OSCE Mission to Skopje dhe SPT.