15 Nëntor 2019

Administrim I Institucioneve Sociale Në Sistemin E Drejtësisë”, Pranë Fakultetit Të Shkencave Sociale.


Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.

Komisionerja e MKPT- së znj Xhafa, u bë pjesë e një leksioni të hapur përballë audiencës shumë interesante të studentëve të Masterit profesional “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.

Studentëve iu dha mundësia të kuptonin më shumë mbi rolin e MKPT-së, si pjesë e Institucionit të Avokatit të Popullit, rolin inspektues dhe parandalues të kësaj strukture, bazën ligjore që operon ky seksion, strukturën, detaje mbi punën, inspektimet, raportimet, rekomandimet etj. Gjendjen aktuale në mjediset e privimit të lirisë, situatën mbi respketimit ose jo të të drejtave te burgosurve dhe paraburgosurve, të personave me probleme të shëndetit mendor që janë të dënuar nga gjykata me mjekim të detyruar.

Leksione të tilla, të hapura janë interesante, pasi tërheqin vëmendjen e studentëve, e bëjnë mësimin shumë aktiv dhe përfitimi është maksimal. Qëllimi i këtyre leksioneve është, që të afrojmë sa më shumë studentët me praktikën.