30 Qershor 2022
U Zhvillua Në Ankara Të Turqisë, Samiti I Institucioneve Kombëtare Të Të Drejtave Të Njeriut Nga Data 29-30 Qershor 2022.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ishte ftuar për të ndarë përvojen e institucionit të Avokatit të Popullit dhe për të mbajtur fjalën e saj lidhur me temën "Hapat për arritur akreditimin në përputhje me Parimet e Parisit, praktikat e mira dhe mësimet e nxjerra". Gjatë fjalimit të saj Avokatja Znj.Ballanca theksoi: “…Për një vend që është në proces akreditimi, do të jetë shumë e dobishme të shqyrtohen raportet e vendeve të tjera dhe të merren parasysh rekomandimet në raport…"