12 Dhjetor 2022

Zhvillohet Veprimtari Me Studentet E Drejtesise


ZHVILLOHET VEPRIMTARI ME STUDENTET E DREJTESISE

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, ishte pjesë e panelit të gjyqtarëve, në seancën finale të edicionit Albanian Moot Court Competition, që u zhvillua në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Ky kompeticion që i ndihmon juristët e ardhshëm të mësojnë prej praktikës dhe përvojës të juristëve më të njohur të vendit, kishte sivjet për finalistë Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës dhe atë të New York-ut në Tiranë.

Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut ka nevojë mbi të gjitha për njohje të të drejtave të njeriut nga profesionistët e Drejtësisë. Veprimtari si kjo, janë pjesë e axhendës dhe misionit të Avokatit të Popullit në promovimin e të Drejtave të Njeriut.