10 Dhjetor 2022
Dita E Të Drejtave Të Njeriut
Avokati i Popullit, Institucioni më i madh i mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, bën thirrje sot në Ditën e të Drejtave të Njeriut, për më shumë respekt e vëmendje për këto të drejta.
Përparimi i Shqipërisë drejt botës së civilizuar e familjes europiane nuk do të ketë as shpejtësinë e as cilësinë e dëshiruar pa një kuptim të thellë e të njëmendtë të të Drejtave të Njeriut nga institucionet e shtetit që kemi ndërtuar e po ashtu edhe nga vetë qytetarët që janë destinacioni i këtyre të drejtave.
Më shumë seriozitet në trajtimin e të Drejtave të Njeriut, më shumë sinqeritet në përmbushjen e tyre.
Të Drejtat e Njeriut u vlejnë të gjithëve!