5 Dhjetor 2022

Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Hedhjen E Shortit Të Ked


AVOKATJA E POPULLIT MERR PJESË NË HEDHJEN E SHORTIT TË KED

Në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës u zhvillua sot procedura e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të zhvillojë veprimtarinë e tij përgjatë vitit 2023.

Gjatë kësaj procedure morën pjesë Avokatja e Popullit, në cilësinë e vëzhguesit, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese si dhe nga dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe OPDAT.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Avokati i Popullit ka një rol të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm në funksionimin e institucioneve të reja të Drejtësisë.