15 Nëntor 2022

Raportuesi I Komisionerit Të Okb-Së Për Të Drejtat E Njeriut Viziton Avokatin E Popullit


RAPORTUESI I KOMISIONERIT TË OKB-së PËR TË DREJTAT E NJERIUT VIZITON AVOKATIN E POPULLIT

Raportuesi i Posaçëm mbi të Drejtën për Zhvillim nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Saad Alfarargi, zhvilloi sot një takim me Avokaten e Popullit të Shqipërisë Erinda Ballanca dhe përfaqësues të tjerë të institucionit.

Raportuesi Alfarargi ndodhet në Shqipëri në një tur takimesh me institucionet më të larta të vendit, me qëllim vëzhgimin dhe rekomandimin për të mbështetur Shqipërinë në zbatimin e së drejtës për zhvillim në kuadrin e Agjendës 2030 të OKB-së për Zhvillim të Qendrueshëm.

Avokatja e Popullit i uroi mirëseardhjen Raportuesit të Komisionerit të Lartë të OKB dhe i bëri një ekspoze të misionit dhe punës së institucionit më të madh të mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Shqipëri dhe shkallën e garantimit dhe promovimit të këtyre të drejtave në vendin tonë.

Raporti i kësaj vizite në Shqipëri nga ana e Raportuesit të Posaçëm Alfarargi do të prezantohet në sesionin e 52-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.