29 Shtator 2022

Avokati I Popullit Nis Hetim Mbi Raportimin E Ngjarjes Në Shtëpinë E Fëmijës Në Sarandë


AVOKATI I POPULLIT NIS HETIM MBI RAPORTIMIN E NGJARJES NË SHTËPINË E FËMIJËS NË SARANDË

Seksioni i Fëmijëve në Institucionin e Avokatit të Popullit u njoh nëpërmjet medias vizive lidhur me lajmin e ushtrimit të dhunës ndaj të tre fëmijëve të mitur në shtëpinë e fëmijës "Vangjel Pulla" të qytetit të Sarandës. Në zbatim të interesit të lartë të fëmijës dhe në mbrojtje të tij, institucioni ynë në mënyrë të menjëhershme do të ndërmarrë një hetim administrativ me institucionet përgjegjese të mbrojtjes së fëmijës.

Çdo fëmijë ka të drejtën e natyrshme të jetës dhe të mbijetesës dhe zhvillimit në shkallën maksimale të mundshme!

Institucioni i Avokatit të Popullit me përgjegjshmëri dhe përgjegjësi maksimale sjell gjithnjë në vëmendje të autoriteteve shtetërore dhe opinionit publik, se mbrojtja e fëmijës ndaj çdo forme të dhunës është detyrë e të gjithëve!