27 Shtator 2022
Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Konferencën E Shoqatës Së Ombudsmanëve Mesdhetarë, Në Gjeorgji
![AVOKATJA E POPULLIT MERR PJESË NË KONFERENCËN E SHOQATËS SË OMBUDSMANËVE MESDHETARË, NË GJEORGJI](/media/manager/website/articles/307953745_770449164267528_9154837814568371035_n.jpg)
Avokatja e Popullit të Shqipërisë Erinda Ballanca po merr pjeeë në një Konferencë ndërkombëtare të organizuar nga AOM (Shoqata e Ombudsmanëve të Mesdheut) e cila po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Tema e konferencës janë të drejtat e të moshuarve dhe roli i institucioneve të të drejtave të njeriut në mbrojtjen e tyre.
Avokatja e Popullit do të mbajë një fjalë me fokus te impakti i pandemisë së Covid-19 te të drejtat e kësaj shtrese dhe përvoja e institucionit shqiptar të të drejtave të njeriut në kauzën e mbrojtjes së të drejtave të të moshuarve.