11 Shtator 2022

Përkujtohet 11 Shtatori I Sulmeve Mbi Qendrën Botërore Të Tregtisë


PËRKUJTOHET 11 SHTATORI I SULMEVE MBI QENDRËN BOTËRORE TË TREGTISË

11 shtatori i vitit 2001 shënoi jo vetëm një akt terrorist që shënjestronte Nju Jorkun, zemrën e qytetërimit perëndimor, por edhe sistemin e vlerave të përqafuara nga shoqëritë që bëjnë pjesë në këtë qytetërim, e kësisoj edhe Shqipërinë.

Në këtë përvjetor kujtese ndaj sulmeve të tmerrshme që morën kaq shumë jetë njerëzore dhe që u vunë në zanafillën e një zinxhiri ngjarjesh pasuese me impakt botëror, është me rëndësi të mbajmë parasysh se gjithsesi vlerat perëndimore që kanë në boshtin e tyre lirinë dhe të drejtat e njeriut janë një motiv i fortë për të luftuar për mbrojtjen e tyre.

Ndërsa bota 21 vjet më pas ka ndryshuar shumë, 11 shtatori mbetet një moment reflektimi për vizionin e një bote më të mirë, më humane e më tolerante.