Avokati I Popullit Përpilon Raport Të Veçantë Mbi Zbatimin E Rekomandimeve Të Ke Për Parandalimin E Torturës Dhe Trajtimit Çnjerëzor
Avokati i Popullit ka përpiluar dhe i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, posaçërisht, Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, një Raport të Veçantë “Mbi zbatimin e Rekomandimeve të lëna për Shqipërinë nga Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor e Degradues”.
Raporti shqyrton në mënyrë kapilare një për një të gjitha Rekomandimet e dhëna për Shqipërinë nga ky Komitet dhe analizon shkallën, mënyrën, shpejtësinë dhe llojin e reagimit nga administrata dhe institucionet përkatëse.
Avokati i Popullit në Shqipëri ka brenda mandatit të tij edhe mbrotjen e të drejtave të shtetasve që vuajnë dënimet në institucionet penitenciare, prej shfaqjeve të formave të torturës apo trajtimeve të tjera të natyrës çnjerëzore e degraduese.
Raporti i Veçantë në fjalë përshkruan gjendjen e shumë prej Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, mangësitë e gjetura në to nga inspektimet e kryera si dhe përmirësimin apo përkeqësimin e gjendjes në to, shoqëruar edhe me korrespondencën përkatëse mes Avokatit të Popullit dhe institucionit.