13 Korrik 2022

Zhvillohet Tryeza Kombëtare “Institucionet E Të Drejtave Të Njeriut Dhe Gjyqësori”


ZHVILLOHET TRYEZA KOMBËTARE “INSTITUCIONET E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE GJYQËSORI”

U zhvillua sot me bashkëpunimin e OSBE në Shqipëri dhe Institucioneve të të drejtave të njeriut si Avokati i Popullit dhe Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi një tryezë debati mbi praktikat e Amicus Curiae dhe çështje të tjera që lidhen me pikëbashkimin mes të drejtave të njeriut dhe sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Institucionet pjesëmarrëse në tryezë, veç organizatorëve ishin edhe përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Administrative të Apelit, Shkollës së Magjistraturës, etj.

Nga institucioni i Avokatit të Popullit morën pjesë drejtueset e Seksioneve të Administratës e atij të fëmijëve, gjegjësisht Erjona Canaj e Olta Aliaj, si dhe përfaqësues nga seksione të tjerë, ekspertë të drejtësisë e të të drejtave të njeriut.