12 Korrik 2022

Avokati I Popullit Merr Pjese Ne Seancen Degjimore Mbi Mbrojtjen E Te Drejtave Te Femijeve Te Pashoqeruar


AVOKATI I POPULLIT MERR PJESE NE SEANCEN DEGJIMORE MBI MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE TE PASHOQERUAR

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca mori pjesë në seancën dëgjimore mbi mbrojtjen e fëmijëve të huaj me ose pa shtetësi të pashoqëruar dhe të ndarë që mbërrijnë në Shqipëri si pjesë e flukseve të refugjatëve dhe emigrantëve.

Seanca u organizuar nga Grupi i Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, në bashkëpunim me përfaqësitë e UNICEF-it dhe UNHCR-së në Shqipëri.

Në mbledhje morën pjesë Përfaqësues i UNICEF-it Roberto De Bernardi, ai i UNHCR-së Pablo Zapata, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda, përfaqësues të Ambasadës së Italisë etj.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda paraqitën vlerësimet e institucioneve të tyre mbi këtë çështje si dhe propozimet për adresimin më të mirë të problemeve të fëmijëve të pashoqëruar.