Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Panelin Mbi Të Drejtat E Grupeve Vulnerabël
U zhvillua në Tiranë Workshopi Kombëtar mbi “Hartëzimin social”, në kuadër të Projektit Rajonal për të Drejtat Sociale për Grupet Vulnerabël II (SoRi II).
Workshopi u organizua nga GIZ në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Shoqatën e Autonomisë Lokale të Shqipërisë.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ishte pjesëmarrëse në panel ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga pushteti vendor, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përfaqësues të organizatave lokale me fokus mbrojtjen e grupeve vulnerabël etj.
Në takim ishte pjesënarrëse edhe Komisionerja e Seksionit të Përgjithshëm të Avokatit të Popullit Vilma Shurdha si dhe pērfaqësues nga seksioni i Mbrojtjes dhe Promovimit të të Drejtave të Fëmijëve.