26 Maj 2022

Fakte Në Shifra


FAKTE NË SHIFRA

E drejta për proces të rregullt liigjor ka rezultuar sipas të dhënave të Raportit vjetor të Avokatit të Popullit, si e drejta që qytetarët e gjinisë mashkull mendojnë se u është shkelur më shumë në Shqipëri, ndërkohë Të drejtat e fëmijës pretendohen nga qytetaret femra si e drejta më e shkelur për to.

Sipas ankesave të depozituara përgjatë një viti në Institucionin e Avokatit të Popullit, rezulton se një numër të drejtash konsiderohen nga qytetarët e gjinive të ndryshme si të shkelura në masë të ndryshme.

Të drejtat e fëmijës rezultojnë po ashtu si e drejta më e shkelur edhe kur ankuesit janë më shumë se një qytetar me përkatësi të të dyja a më shumë gjinive.

Ndër të drejtat që pretendohen të shkelura më shumë nga meshkujt radhiten edhe e drejta e pronës dhe të drejtat e personave të privuar nga liria.

Ndërsa për femrat janë sërish të drejtat e pronës dhe ato për një proces të rregullt ligjor.

Ndër të drejtat shkelja e të cilave ka marrë më pak ankesa si nga burrat edhe gratë numërohen Liria e shprehjes, E drejta për të zgjedhur e për t’u zgjedhur si dhe e drejta për t’u mbrojtur nga diskriminimi.