15 Maj 2022

Avokati I Popullit Dënon Sulmin Ndaj Aktivistit Lgbti


AVOKATI I POPULLIT DËNON SULMIN NDAJ AKTIVISTIT LGBTI

Avokati i Popullit dënon sulmin brutal ndaj aktivistit të lëvizjes LGBTI në Shqipëri David Hardy i cili u dhunua në mënyrë të paprovokuar ditën e djeshme.

I kërcënuar disa herë vetëm për shkak të identitetit seksual, Davidi është vetëm viktima e radhës e një mendësie dhe gjuhe urrejtjeje e cila nëse nuk adresohet prodhon agresorë si ata që sulmuan një qytetar paqësor të Republikës.

Avokati i Popullit u bën thirrje autoriteteve të zbardhin pa vonesë ngjarjen e të nxjerrin para përgjegjësisë shkaktarët. Po ashtu Avokati i Popullit i shpreh solidaritetin David Hardy-t dhe u kërkon viktimave të tjera të kësaj dhune të urryer, të mos heshtin.