10 Maj 2022
Fakte Në Shifra
Tirana është qarku me më shumë raste të trajtuara nga Avokati i Popullit gjatë vitit të fundit.
Rreth 37% e rasteve të shkeljeve të të drejtave të njeriut që u morën në shqyrtim, vinin nga ky qark, i shkëputur me një distancë të dukshme nga pjesa tjetër e qarqeve.
Qarku i Vlorës në vijim paraqiste 9% të rasteve, i pasuar nga Elbasani me 7% dhe nga Fieri e Durrësi me nga 6% respektivisht.
Qarku me më pak raste ishte ai i Kukësit me vetëm 2% si dhe ata të Dibrës e Gjirokastrës me nga 4%.
Gjithashtu gjatë vitit rreth 1% e rasteve të trajtuara vinin nga jashtë territorit të Shqipërisë.