6 Maj 2022

Zhvillohet Aktivitet Promovues Ne Kuadrin E Idahot Weeks


ZHVILLOHET AKTIVITET PROMOVUES NE KUADRIN E IDAHOT WEEKS

Në kuadër të IDAHOT weeks, javës së veprimtarive që i paraprijnë Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Avokati i Popullit mikpriti eventin e prezantimit të studimit me temë "Programi i Angazhimit Qytetar LGBTI: Politika dhe Përfaqësimi për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit LGBTI në Shqipëri''.

Studimi u mbështet nga Fondacioni Friedrich Ebert Stifftung në Shqipëri si dhe u prezantua nga organizata Open Mind Spectrum Albania.

Në eventin promovues që u zhvillua në mjediset e institucionit të Avokatit të Popullit merrnin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, të Fondacionit Friedrich Ebert Stifftung, Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës, Britanisë së Madhe, Agjencive të Kombeve të Bashkuara, Policisë së Shtetit, Komisioneri kundër Diskriminimit, etj.

Ky studim është realizuar duke krijuar dhe shpërndarë anketa online, shpërndarjen e fletëpalosjeve informative dhe trajnime me qëllim informimin dhe sensibilizimin e të rinjve në Forumet Politike Rinore, si një hap thelbësor në arritjen e barazisë dhe përfshirjes së plotë për personat LGBTI. edhe në strukturat politike.