5 Maj 2022

Avokatja E Popullit Ne Interviste Ne Euronews Albania Mbi Rastin E Kavajes


AVOKATJA E POPULLIT NE INTERVISTE NE EURONEWS ALBANIA MBI RASTIN E KAVAJES

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ishte e ftuar në emisionin "Sot" në Euronews Albania në panelin e moderatores Jonida Shehu mbi ngjarjen e rëndë të vetëvrasjes së një të riu në mjediset e komisariatit të Kavajës.

Avokatja e Popullit nënvizoi faktin se procedurat e kontrollit dhe mbikëqyrjes së qytetarit nga ana e efektivëve të Policisë paraqesin elementë të neglizhencës dhe mungesës së vëmendjes.

Ajo gjithashtu ngriti shqetësimin në lidhje me mungesën e një mjeku në këtë komisariat, infrastrukturën e munguar të sinjalizimit në dhomat e shoqërimit dhe ato të sigurisë, si dhe mënyrën e papërshtatshme të ndërtimit të dhomës së sigurisë ku u krye akti.