22 Prill 2022

Avokatja E Popullit Mban Leksion Të Hapur Në Universitetin “Marin Barleti”


AVOKATJA E POPULLIT MBAN LEKSION TË HAPUR NË UNIVERSITETIN “MARIN BARLETI”

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ishte e ftuar të mbante një leksion të hapur me studentë të Departamenteve të Shkencave Juridike e Politike të Universitetit “Marin Barleti”.

Aktiviteti u organizua nga Instituti Shqiptar për Çështjet Publike pranë këtij Universiteti dhe Avokatja e Popullit ligjëroi mbi temën “Të drejtat e Njeriut në Shqipëri dhe roli i Avokatit të Popullit”.

Në ligjëratën e saj, Avokatja e Popullit theksoi nevojën që të rinjtë dhe studentët të ndërgjegjësohen për të kuptuar më mirë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në një shoqëri demokratike dhe që zëri i tyre të dëgjohet më shumë dhe të jetë më aktiv në çdo nivel, jo vetëm të shoqërisë, por edhe të institucioneve shtetërore, qendrore e vendore.

Studentët ndoqën me interesim këtë leksion dhe në fund u zhvillua një seancë e zgjeruar me pyetje e përgjigje me ta.