21 Prill 2022

Avokatja E Popullit Pret Në Takim Delegacionin Nga Agjencia Kosovare Për Informim E Privaci


AVOKATJA E POPULLIT PRET NË TAKIM DELEGACIONIN NGA AGJENCIA KOSOVARE PËR INFORMIM E PRIVACI

Avokatja e Popullit të Shqipërisë Erinda Ballanca priti sot në një takim një delegacion nga Agjencia Për Informim dhe Privaci e Republikës së Kosovës (AIP).

Delegacioni kosovar përbëhej nga Komisionerja e AIP të Republikës së Kosovës Krenare Sogojeva-Dermaku, zv.Drejtori i Përgjithshëm Valon Kryeziu dhe asistentja Loreta Salihu.

Përfaqësuesit e AIP të Kosovës ndodhen në Tiranë me ftesë nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Shqipërisë Besnik Dervishi i cili ishte po ashtu pjesëmarrës në takimin e sotëm me Avokaten e Popullit.

Gjatë bisedës, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe bëri një ekspoze të misionit dhe punës së Institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe nevojës për bashkëpunim me institucionet simotra nga Kosova.

Ajo u ndal në përpjekjet e Shqipërisë për ta ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Nga ana e saj Komisionerja e Agjencisë kosovare për Informim dhe Privaci Krenare Sogojeva-Dermaku falënderoi për mikpritjen dhe shprehu dëshirën për rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve tona.

Bashkëbiseduesit ndanë mendime e përvoja nga puna në institucionet përkatëse dhe vendosën ta vazhdojnë e forcojnë më tej traditën e bashkëpunimit dypalësh.