3 Mars 2022

Rrjeti Europian I Institucioneve Kombëtare Të Të Drejtave Të Njeriut Publikon Deklaratë Mbi Agresionin Në Ukrainë


RRJETI EUROPIAN I INSTITUCIONEVE KOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT PUBLIKON DEKLARATË MBI AGRESIONIN NË UKRAINË

Rrjeti Europian i Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (ENNHRI) ku bën pjesë edhe Avokati i Popullit të Shqipërisë ka dalë me një Deklaratë ku bëhet thirrje për të garantuar që e drejta humanitare dhe të drejtat e njeriut të respektohen dhe të mbrohen në kontekstin aktual të sulmit të armatosur në Ukrainë

ENNHRI bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmit të armatosur ndaj Ukrainës nga Federata Ruse, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare, drejtës humanitare dhe të drejtave të njeriut dhe inkurajon qeverinë Ruse të zbatojë masat e përkohshme, dhënë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Sipas raportimeve të para, konflikti ka shkaktuar tashmë viktima të rënda ndërmjet popullsisë civile, zhvendosjen e njerëzve, shkatërrimin e rëndë të infrastrukturës, objekteve, dhe përkeqësimin e situatës së përgjithshme humanitare dhe të të drejtave të njeriut në Ukrainë.

ENNHRI mbështet anëtarin e tij, Zyrën e Komisionerit të Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut (NHRI), në përpjekjen e tij për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në Ukrainë, në këtë situatë jashtëzakonisht sfiduese. ENNHRI shpreh shqetësimin për sigurinë e Komisionerit të Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, stafin e tij dhe të gjithë individët e prekur nga konflikti.

ENNHRI, përgëzon masat e marra nga Institucioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut, për adresimin e krizës humanitare dhe të të drejtave të njeriut.

ENNHRI, po vepron për të lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet NHRI-ve evropiane dhe partnerëve ndërkombëtarë, në konsultim me GANHRI, në mbështetje të të drejtave të njeriut për situatën në Ukrainë, duke përfshirë këtu edhe punën e ENNHRi-t në lidhje me situatat e konfliktit, demokracinë dhe shtetin së drejtës, azilin dhe migrimin.

ENNHRI mirëpret negociatat për një armëpushim, si dhe mbështetjen e ofruar nga organet ndërkombëtare, si OKB-ja, OSBE-ja, Këshilli i Europës dhe BE-ja.

ENNHRI u bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës të solidarizohen me Ukrainën, për të ofruar ndihmë humanitare, për të siguruar strehim për njerëzit që ikin nga Ukraina dhe të bashkëpunojnë me NHRI-të evropiane në këtë drejtim.