Regjimi I Posaçëm Dhe Të Drejtat E Njeriut
U zhvillua sot nën kujdesin dhe pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit, Prezencës së OSBE dhe Ministrisë së Drejtësisë Aktiviteti trajnues për menaxhimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve në Regjimin e Posaçëm në përputhje me të drejtat e njeriut.
Trajnimi u përshëndet edhe nga kreu i prezencës së OSBE në Tiranë Vicenzo del Monaco, Ministri i drejtësisë Ulsi Manja si dhe nga Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.
Në fjalën e saj Avokatja e Popullit Ballanca u fokusua te nevoja e përmirësimit të trajtimit në regjimin e posaçëm në burgje në mënyrë që të mos përbëjë trajtim çnjerëzor.
“Ky regjim duhet të jetë njerëzor”, u shpreh Avokatja e Popullit, “mendoj se ka vend për të e kthyer 41 bissin në një ambjent, në të cilin njerëzit, silido qofshin këta, të trajtohen në një mënyrë që nuk është në përpurthje me konventën europiane për të drejtat e njeriut, apo t’u krijojë atyre personave, një minimum të mirëqenies së tyre mendore.
Gjithashtu Avokatja e Popullit argumentoi se përmirësimi i kushteve të jetesës, shtimi i aktiviteteve sociale do t’i ndihmojnë personat brenda këtij regjimi të shkëputen prej trashëgimisë kriminale.
“Sistemi ynë peniteciar nuk mund të bëhet një institucion prej të cilit urdhërohen të gjitha krimet që kryhen në vend. Edhe sikur një pjesë e vogël e këtyre krimeve që mund të urdhërohen nga brenda sistemit penitenciar, mjafton për të ngritur alarmin…”, u shpreh Avokatja e Popullit Ballanca.