Avokati I Popullit Uron Për Festat E 28-29 Nëntorit
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit njëherit Festa Kombëtare shqiptare dhe 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit nga pushtuesi i huaj, Avokati i Popullit uron gjithë qytetarët shqiptarë.
Këto dy ditë të shënuara përbëjnë momente të rëndësishme krenarie për të gjithë ne që ndajmë Shqipërinë si atdhe.
Përpjekjet e rilindasve tanë për pavarësi kombëtare e më pas lufta heroike antifashiste për çlirim, u bënë duke pasur në mendje idealizmin e një Shqipërie të lirisë, barazisë e drejtësisë.
Sot jemi të bindur se puna për realizimin e këtyre ëndërrave të idealistëve shqiptarë, ende nuk është kryer.
Detyra jonë si breza trashëgimtarë të atyre që na dhuruan një tokë ku të konkretizojmë përfytyrimet tona për një jetë të denjë si shqiptarë, është ta realizojmë amanetin e tyre përmes punës, ndershmërisë e guximit.
Gëzuar edhe një herë të gjithëve festat e Nëntorit!