15 Shtator 2021

Fakte Në Shifra


FAKTE NË SHIFRA

Rekomandimet e Avokatit të Popullit përputhen në shumë prej rasteve me Objektivat Globalë të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qendrueshëm.

Këto objektiva janë një listë zotimesh parimore të gjithëpranuara nga bashkësia e vendeve anëtare të OKB-së mes të cilave dhe Shqipëria, për të rritur në mënyrë kolektive cilësinë dhe standardet e jetës së qytetarëve pa dallim nga vendi ku ata jetojnë. Këto zotime shprehin rrugën në të cilën duhet të orientohet me politikën e tij të brendshme të ekonomisë, drejtësisë, zhvillimit, arsimit, edukimit e mirëqenies çdo vend.

Në rekomandimet e tij të vitit të fundit, të pasqyruara në Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit, institucioni ynë, ka shqiptuar 165 rekomandime që adresojnë objektivin nr.16 të Kombeve të Bashkuara, i cili ka në qendër paqen, drejtësinë dhe institucione të forta. Ky është edhe objektivi më i cekur nga rekomandimet e Avokatit të Popullit gjatë veprimtarisë së tij vjetore. Objektivi i dytë, është ai numër 1, që shpreh zotimin e vendeve për Zhdukjen e Varfërisë në të gjitha format e saj. Plot 33 rekomandime të Avokatit të Popullit kanë pasur në fokus këtë objektiv, për t’u pasuar nga objektivi nr.10 që trajton zhdukjen e pabarazisë e që është reflektuar në 29 rekomandime të Avokatit të Popullit.