Organizohet Aktivitet Kundër Gjuhës Së Urrejtjes Dhe Promovimin E Të Drejtave Të Njeriut
Avokati i Popullit organizoi një diskutim të hapur mbi rolin e medias në adresimin e gjuhës së urrejtjes dhe promovimin e të drejtave të njeriut për të gjithë.
Në aktivitetin i cili u organizua në mjediset e institucioni të Avokatit të Popullit merrnin pjesë përveç titullares së këtij institucioni Erinda Ballanca edhe ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad dhe ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës, Guusje Korthals Altes.
Gjithashtu të ftuar në eveniment ishin edhe aktivistë të shoqatave të komunitetit LGBTI në Shqipëri, përfaqësues të medias e të shoqërisë civile.
Në aktivitet u theksua nevoja që të drejtat e çdo komuniteti përfshi ato të atij LGBTI të trajtohen me paanësi e respekt në media si dhe u dhanë mesazhe solidarizimi me viktimat e dhunës së kohëve të fundit nga radhët e komunitetit LGBTI.
Pjesëmarrësit në aktivitet ndanë konkluzionin se mosnjohja dhe mosinformimi janë shkaktarë të keqkuptimeve e gjuhës diskriminuese, e kjo e fundit frymëzon dhunë verbale e fizike në jetën e përditshme.