23 Qershor 2021

Vizitë E Avokatit Të Popullit Të Kosovës Në Shqipëri


VIZITË E AVOKATIT TË POPULLIT TË KOSOVËS NË SHQIPËRI

Institucioni i Avokatit të Popullit të Shqipërisë mikpriti në një vizitë zyrtare një delegacion nga institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës.

Delagacioni Kosovar kryhesohej nga Avokati i Popullit të Kosovës Naim Qelaj dhe në të bënin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Mysafirët nga Prishtina u pritën vëllazërisht dhe për ta u organizua një axhendë e pasur takimesh e vizitash, si ajo në Kuvendin e Shqipërisë, në Gjykatën Kushtetuese e po ashtu një intervistë e përbashkët e dy avokatëve shqiptarë të popullit në studion e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Avokati i Popullit të Kosovës z.Qelaj ishte i ftuar e mori pjesë edhe në prezantimin e Udhëzuesit mbi Parandalimit të Ngacmimeve e Ngacmimeve Seksuale në Administratën Publike, një aktivitet ky i organizuar nga Avokati i Popullit të Shqipërisë dhe zyra e UNDP në Tiranë.

Mysafirët nga Kosova gjithashtu zhvilluan takime në institucionin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë, ku u njohën me përvojën e këtij institucioni, shkëmbyen mendime e eksperienca me kolegët dhe vizituan mjediset e tyre të punës.

Avokatja e Popullit të Shqipërisë shprehu kënaqësinë dhe nderin për këtë vizitë dhe theksoi nevojën që të tilla shkëmbime mes dy anëve të kufirit të të njëjtit popull, të mos ndalen por të shpeshtohen.

Për mysafirët nga Kosova u dha edhe një drekë zyrtare e u shkëmbyen suvenirë e dhurata.